E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat e integrimit ne Shqiperi ne skanerin e Brukselit

Reformat e integrimit në Shqipëri kanë kaluar në skanerin e Brukselit në takimin e komitetit të stabilizimit- asocimit KE-Shqipëri. Për Komisionin Europian, referendumi nuk është instrumenti i duhur që zëvendëson dialogun politik për marrjen e statusit të vendit kandidat. Por sipas ministres së Integrimit Majlinda Bregu, në kushtet ku Shqipëria ka humbur 3 vjet radhazi këtë status për shkak të bllokimit tê opozitës, dëshirës së popullit shqiptar për integrimin në BE i përgjigjet referendumi
“Ne si mazhorancê e kemi detyrim ti përgjigjemi aspirâtes së popullit shqiptar. Ndaj kemi propozuar referendumin. Por nëse opozita voton 3 ligjet, ne tërhiqemi nga referendumi”, u shpreh Bregu.
Zgjedhjet e 23 qershorit kanë qenë tjetër temë e rendesishme. Komisionit Europian këtë radhë më shumë se kurrë është kurioz për të parë nëse zgjedhjet e 23 qershorit do të kontestohen sërish. 
Komisioni Europian ka vlerësuar rezultatet në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, duke kërkuar më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit. Strategjia për pronat ka qenë po ashtu në fokus, ku vlerësohet vijueshmëria pozitive e këtij procesi.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›