Reformat e momenteve të fundit…
Tashmë kur Kuvendi ka nisur pushimet, të vetmet që kërkojnë një reformë të tillë janë partitë e vogla, e përkrah tyre Lëvizja Socialiste për Integrim, megjithëse siç theksoi sot kreu i saj, Ilir Meta, për LSI-në edhe kodi aktual është i mirë.
“Ne nuk shohim vetëm interesat tona, ndaj ne jemi të hapur për administrim politik, administrim teknik. E rëndësishme është që reforma të mos lihet për në minutat e fundit dhe ai që humbet të respektojë rregullat që kemi vendosur në mënyrë transparente”, theksoi Meta gjatë një tryeze sot në Tiranë, duke kërkuar pikërisht nisjen e reformës zgjedhore.
Sipas tij, është më rëndësi që reforma në fjalë të jetë gjithëpërfshirëse, ndërsa palët duhet të respektojnë rregullat e demokracisë. “Mosparrëveshjet që kanë rezultuar pas zgjedhjeve i vuan e gjithë shoqëria shqiptare ndaj është koha për një proces gjithëpërfshirës.
"Duhet krijuar klima e domosdoshme që të diskutohet çdo opsion”, është shprehur ai, duke shtuar se LSI-ja mund të pranojë edhe kodin actual, por sipas tij, “ne nuk shohim vetëm interesat tona, ndaj kërkojmë të realizohet sa më shpejt reforma zgjedhore”.
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, u shpreh se "kodi zgjedhor është i një cilësie të mirë por ajo që na mungon është besimi tek ky mekanizëm administrativ e ligjor. Sipas tij, çdo ideologji e re që duhet të injektojmë në ligjin zgjedhor, duhet të mos vijë vetëm nga lojtarët në lojë por edhe nga shoqëria civile".
Ndërsa kryetari PDS-së Paskal Milo, ritheksoi se "reforma zgjedhore duhet të shkojë paralelisht me procesin e hetimit të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe se "pa transparencën e zgjedhjeve të kaluara nuk do të ketë një refornë zgjedhore të plotë dhe të saktë".
Përfaqësuesi i LDK-së, Nikoll Lesi propozoi një sistem proporcional kombëtar pasi sipas tij partitë e vogla duhe të ekzistojnë për të balancuar dy të mëdhatë. "Cila parti arrin 3 përqind të rezultatit të ketë përfaqësuesin e vet sipas formulës së kodit zgjedhor dhe denim 10 vjeçar për komisionerin që vjedh votat", përfundoi Lesi.
Dy partitë e mëdha, ato që e bëjnë vërtet këtë reformë nuk ka deklaruar publikisht asnjë hap konkret për një iniciativë të tillë. Së pari, Partia Socialiste duket se interesohet më shumë për të hetuar zgjedhjet e shkuara dhe më pas për të nisur punën për zgjedhjet e ardhshme.
Ndërsa Partia Demokratike me anë të kreut të saj, Berisha, ka deklaruar herë pas here se një reformë e tillë është në duart e opozitës. Po nëse zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm po afrohen, a do të mundet që politika shqiptare të gjejë një “kod magjik” për t’i bërë të pranueshme dhe të drejta zgjedhjet e ardhshmne?
E nëse jo, atëherë momentet e fundit , sigurisht do të sjellin një reformë jo fort të pranueshme nga të gjithë, meqë historitë e konsultimeve të gjera me grupet e interest nuk janë fort traditë në vendin tonë. /S.Lleshi/Start/