E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat në Greqi, Samaras kërkon sërish kohë nga Trojka

Kryeministri grek Antonis Samaras i ka bërë thirrje ministrave të financave të BE të japin më shumë kohë për përfundimin e reformave ekonomike. Në një intervistë për “Uashington Post” Samaras theksoi vendosmërinë e qeverisë për të mbajtur vendin në eurozonë. Ai shprehu bindjen se koalicioni qeverisës do të arrijë të shtyjë një paketën e kursimit në Parlament.
 

"Ne jemi duke kërkuar kohë të mjaftueshme," tha Samaras duke paralajmëruar kështu Trojkën për një zgjatje të afatit deri në 2014.
 

Komentet e kryeministrit vijnë në një kohë kur shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde gjatë samitit të Qipros ishte pro një zgjatje të kohës për kryerjen e reformave, një opsion që Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz e ka mbështetur në një intervistë për mediat greke.
 

"Nëse raporti i Trojkës është i mirë, atëherë Greqia do të marrë kohën e kërkuar ," tha Schulz.

Grekët kanë pësuar shkurtime të vendeve të punës, pagave, ndihmave sociale dhe pensioneve që nga viti 2010 dhe qeveria po përpiqet t`i shmangë sa më shumë këto vuajtje por sipas saj është e pashmangshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›