Regjistrimet në kopshte e çerdhe – Data 25 qershor, afati përfundimtar për procedurën

Kanë nisur regjistrimet në kopshtet e çerdhet e bashkisë Korçë. Këshilltarja për arsimin parashkollor Rudina Lako bën me dije se afati përfundimtar për regjistrim është data 25 qershor dhe udhëzon prindërit mbi dokumentacionin që duhet të dorëzojnë pranë institucioneve.
“Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë për fëmijët, nevojitet certifikata personale e fëmijës me fotografi, një certifikatë familjare, formati i vaksinimit të fëmijëve ndërsa për fëmijët që do të regjistrohen në çerdhe duhet dhe një dokument shtesë që në momentin e regjistrimit fëmija është i shëndetshëm”, u shpreh Rudina Lako, Këshilltare për Arsimin Parashkollor.
Lako vlerëson pozitivisht punën e mësuesve ndihmës duke qenë tashmë arsimi është gjithëpërfshirës, edhe për fëmijë me nevoja ndryshe.
“Dhe arsimi parashkollor ka të detyruar vendosjen e mësuesve ndihmës kur janë fëmijë me aftësi ndryshe. Kjo është shumë efikase sepse këto mësues janë ndihmës për mësuesin dhe për fëmijët”, tha Lako.
Në bashkinë Korçë ka 48 kopshte dhe 2 çerdhe. Për vitin mësimor 2024-2025 në kopsht janë regjistruar 1560 fëmijë dhe 174 në çerdhe.
Gazetare: Geralda Manushi
/rtsh.al/