Rehn: BE do te marre timonin e Kosoves
Me deshtimin e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara per gjetjen e nje kompromisi, Bashkimi Evropian do te vazhdoje perpara, me te gjitha perpjekjet per zgjidhjen e ceshtjes se statusit te Kosoves. Ka qene kjo deklarata e komisionerit evropian te Zgjerimit, Olli Rehn, pas nje takimi ne Stokholm me ministrin e Jashtem suedez, Karl Bildt. Te dy zyrtaret u shprehen se nuk ishin aspak te habitur me rezultatin e takimit te Keshillit te Sigurimit, qe u mbajt te merkuren ne mbremje, ku u be e qarte se qendrimet e SHBA-ve dhe i BE-se nga njera ane, dhe Rusise nga ana tjeter, jane teper kontradiktore.