E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rekomandimet kerkohet rishikimi i formules se KQZ

Ne 2009 OSBE-ODIHR japin 31 rekomandime ne 2011 ka 27 te tilla

Te rishikohet formula e perberjes se KQZ-se. Ky eshte rekomandimi i OSBE-se dhe ODIHR-it per vitin 2009 pas zgjedhjeve parlamentare te 8 majit. Ne raportin final te nxjerre nga OSBE dhe ODIHR per here te pare kerkohet ndryshimi i KQZ-se duke e cilesuar si te deshtuar ceshtjen e krijimit te nje institucioni me perfaqesues politik. Formula e kompozimit te KQZ-se mund te rikonsiderohet me qellim rritjen e besimit ne pavaresine dhe paanshmerine e zbatimit te Kodit Zgjedhor thuhet ne rekomandimin numer 3 te raportit final per zgjedhjet e 8 majit. Ndersa vemendja tjeter e rekomandimeve fokusohet te ceshtja e fleteve te votimit te hedhura gabimisht ne kutine e gabuar. Kodi te amendohet sa i takon adresimit te vlefshmerise se fleteve te hedhura ne kutine e gabuar procedurave per perfshirjen e tyre ne tabelen e numerimit dhe procedurat per rastet kur numri i votave eshte i ndryshem nga ai i votuesve ne tabele thuhet ne rekomandimin numer 6. Nje risi ne keto sugjerime eshte qe ne procesin e ankimimeve te shmanget KQZ-ja dhe te kalohet direkt ne gjykate per sa i takon tabulimit. Mund te shqyrtohet mundesia e kundershtimit te tabulimit te rezultatit te KQZ direkt para trupes gjyqesore ne vend te ankimit me para ne KQZ thuhet ne kete rekomandim. Keto risite per 27 rekomandimet e fundit te OSBE dhe ODIHR-it. Kjo pasi pjesa tjeter e rekomandimeve jane te ngjashme me ato te bera po nga ky organizem nderkombetar me raporton final per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009. Ne kete raport final kishte gjithsej 31 rekomandime te cilat kane te bejne me transparencen me procesin e kontrollit te fondeve me trajnimin e komisionereve. Rekomandimi i perbashket te 2009 dhe 2011 qe vazhdon te qendroje per politiken shqiptare eshte se Partite te demonstrojne vullnet politik per mbajtjen e zgjedhjeve demokratike dhe zbatimin e ligjit. Te kryejne detyrat ne menyre te pergjegjshme ne interes te Shqiperise. Gjithashtu kerkohet qe reforma zgjedhore te realizohet perpara zgjedhjeve parlamentare te 2013. Te merren masa per forcimin e pavaresise se transmetuesit publik dhe te reduktohet varesia nga buxheti i shtetit Duhet adresuar problemi i votimit familjar kryesisht te trajnimi i komisionereve Te rritet gjoba per mosrespektimin e kuotave gjinore ne listat e kandidateve apo shkelja e kufijve ne shpenzimet e fushates Te amendohet Kodi per te specifikuar rolin e KQZ-se ne raport me KZAZ sa i takon gares per kryebashkiakun e Tiranes Te shmanget trajtimi preferencial per partite parlamentare sa u takon donacioneve te fushates eshtja e vendosjes se QV-ve ne ambiente private te adresohet para zgjedhjeve te ardhshme Te krijohet nje trajnim per te gjithe anetaret e qendrave te votimit dhe grupeve te numerimit thuhet ne rekomandimet e ODIHR-it.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›