Rekord i kombëtares, fiton 17 pozicione në renditjen e FIFA-s
Shqipëria ka përparuar për plot 17 pozicione në FIFA, duke bërë që nga vendi i 84-t që ishte para një muaji, të renditet tani në vendin e 67-të. Fitorja me Slloveninë ka bërë që përfaqësuesja e udhëhequr nga De Biazi të ketë bërë këtë hap gjigant. Kurrë më parë Shqipëria nuk kishte rikuperuar kaq shumë vende në renditjen e FIFA-s, edhe pse ka qenë edhe më mirë, 3 pozicione më mirë.
Lidere e përfaqësueseve mbetet Spanja me 1524 pikë, ndërsa prapa saj qëndrojnë Gjermania, Argjentina, Portugalia, Italia dhe Anglia.
Holanda është në vendin e shtatë, Kolumbia ngritet në pozitën e tetë, ndërsa Rusia dhe Kroacia përmbyllin top 10-shen.
