Renditja FIFA, Shqipëria e nis me lajme të mira

Shqipëria e futbollit e nisi me një lajm të mirë vitin 2009, duke u ngjitur edhe tri vende të tjera në renditjen botërore të FIFA-s për muajin janar 2009.
Tani jemi në vendin e 78-të, nga i 81-ti që renditeshim në muajin dhjetor 2008, duke bërë “kërcimin: më të madh nga gjashtë skuadrat e Grupit 1 eliminator të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”.
Duke parë të gjitha renditjet gjatë muajit janar, që nga fillimi i vitit 1993, vendi i 78-të është i dyti më i mirë, pas atij të vitit 2001, kur në janar të atij viti renditeshim në vendin e 74-t.
Në renditjen specifike evropiane Shqipëria renditet po në vendin e 36-të, ashtu si në muajin dhjetor, duke lënë pas plot 17 vende nga 53 federata që aderojnë në UEFA.
Nga kundërshtarët e tjerë të eliminatoreve të Botërorit 2010, Portugalia ndodhet e 11-ta në FIFA, Suedia ka ngjitur 1 vend, tani e 31-ta në FIFA; Danimarka e 36-a në FIFA (+1 vend); Hungaria nuk ka lëvizur dhe ndodhet në vendin e 47-të.
Malta kundërshtari ynë i radhës në ndeshjen zyrtare të 11 shkurtit ka zbritur 1 vend, dhe tani është e 148-a në FIFA dhe e 49-të në renditjen e UEFA-s.
Renditja botërore dhe ajo evropiane kryesohet nga Spanja (1663 pikë), Gjermania (1381 pikë) e Holanda (1338 pikë).
RENDITJET
FIFA
78 Libia +4 vende
78 Shqipëria +3 vende
80 Islanda +3 vende
UEFA
35 Letonia -3 vende
36 Shqipëria +3 vende
37 Islanda +3 vende
GRUPI 1
Ekipi FIFA UEFA PIKË LËVIZJA
Portugalia 11 10 1007 0
Suedia 31 19 748 +1
Danimarka 36 22 716 +1
Hungaria 47 25 606 0
Shqipëria 78 36 424 +3
Malta 148 49 151 -1
Të gjitha renditjet në muajin janar
Janar 1993: 86
Janar 1994: 92
Janar 1995: 100
Janar 1996: 90
Janar 1997: 117
Janar 1998: 116
Janar 1999: 91
Janar 2000: 83
Janar 2001: 74
Janar 2002: 92
Janar 2003: 98
Janar 2004: 89
Janar 2005: 86
Janar 2006: 83
Janar 2007: 86
Janar 2008: 80
Janar 2009: 78
E Merkure, 14 Janar 2009