Renditja e FIFA-s, Shqipëria tjetër rekord historik
Shqipëria shënon një tjetër rekord sa i përket renditjes së FIFA-s. Pavarësisht barazimit 1-1 kundër Norvegjisë në Qemal Stafa në 7 Qershorë, sërish djemtë e Kuqezinjve kanë arritur të ngjisin shkallët e renditjes duke u ngjitur kështu në vendin e 37-të, një vend më lartë se klasifikimi i muajit të kaluar.
Në këtë klasifikim, kombëtarja shqiptare ka arritur të grumbullojë 689 pikë. Ajo çka vihet re në renditjet e fundit të Fifas, është fakti se Shqiponjat tona kuq e zi vazhdojnë ti afrohen skuadrave më të mirë në botë nga muaji në muaj. Kjo si rezultat i një pune të shkëlqyer që po bën trajneri Italian De Biazi me lojtarët e kombëtares sonë.
Pavarësisht humbjes në Kupën e Konfederatave, vendi i në renditjen e Fifas vazhdon të mbahet nga Spanja me 1532 pikë e ndjekur nga Gjermania me 1273 ndërsa në vendin e tretë është ngjitur Kolumbia me 1206 pikë. Pesë vendet e para plotësohen nga Argjentina dhe Holanda. Vendi i 6, 7 dhe 8 mbahen përkatësisht nga Italia, Portugalia dhe Kroacia. Pas fitimit të Kupës së Konfederatave, një vend në 10 më të mirët ka siguruar edhe Brazili i cili kishte humbur shumë muajt e kaluar në renditje. Aktualisht skuadra Seleçao e drejtuar nga Felipe Skolari renditet e 9-ta. Në 10 kombëtaret më të mira të kësaj renditje, një ngritje historike ka realizuar Belgjika e cila mban aktualisht vendin e 10.