E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rendohet shendeti i grevisteve

Në ditën e 24 të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e ish të përndjekurve politikë është rënduar. Ata rrëfejnë se kanë kaluar një natë të keqe për shkak të rrebeshëve të shiut që kanë lagur çadrën e improvizuar nëqiell të hapur.

"Pothuajse një pjesë e batanijeve kanë dalë jashtë përdorimit. Nëqoftëse do të vazhdojë koha e keqe do të rëndohet edhe më keq situata", u shpreh Fatmir Lamaj, ish i përndjekur.

Gjatë ditës situata është tensionuar, kur koordinatorët e grevës kanë tentuar të rifusin në grevë ish-grevistin Arif Beu, por nuk janë lejuar nga forcat e policisë. Ish i përndjekuri ishte larguar nga greva dy ditë më parë për shkak të gjendjes shëndetësore të së bijës.
Greva e uriseBerisha: Në krye të grevës, të inkriminuar Përmirësohet shëndeti i NdrecësProtesta e gazetarëve
"Vajza ime ndodhet në spital dhe unë duhet të kontaktoja me të, por tani nuk më lejojnë të rihyj në grevë", tha Beu.

Pas përballjes me forcat e policisë, koordinatorët e grevës kanë paralajmëruar një tjetër grevë në një tjetër ambient me grevistë të rinj.

Ish-të përndjekurit falenderuan Pandeli Majkon në cilësinë e qytetarit sic u shprehën ata, per ndihmat që ka ofruar për grevistët si dhe të gjithë qytetarët e tjerë që i kanë mbështetur.

Ish të përndjekurit në protestë: Qeveria të hyjë në bisedime

Ish të dënuarit politikë kërkojnë nga ndërkombëtarët që të ndërhyjnë për të ulur në dialog grevistët e urisë me Qeverinë shqiptare.

Në ditën e 24 të grevës së urisë, kreu i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë Skënder Tufa deklaroi, në një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, se tashmë gjendja e grevistëve është tepër e rëndë dhe se duhet një reagim i menjëhershëm i shtetit për zgjidhje, në përputhje me ligjin, me qëllim që të mos ketë viktima në njerëz.

Tufa deklaroi se greva e urisë është vetëm për çështje ekonomike dhe akuzoi politikën shqiptare është e pandjeshme ndaj këtij akti njerëzor

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›