Rëndohet situata në Los Angeles, shkon në 16 numri i viktimave, vijon beteja e vështirë me zjarret

Të paktën 16 persona kanë vdekur dhe 13 janë zhdukur nga zjarri në Los Angeles.
Njëmbëdhjetë viktima u gjetën në zonën e përfshirë nga zjarri i Eaton pranë qytetit të Altadina dhe pesë të tjerët në zonën e prekur nga vatra në Palisades.
Ekipet e zjarrfikësve po vijojnë luftën me flakët për parandaluar përhapjen e vatrave para se erërat e fuqishme të rikthehen sërish.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se ky numër ka të ngjarë të rritet ndërsa përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit vazhdojnë.
Sakaq rreth 35000 shtëpi e biznese kanë mbetur pa energji elektrike. Deri më tani 4 prej vatrave me aktive kane djegur një sipërfaqe rreth 160 kilometra katrorë në Los Angeles.
Zyra e Shërbimeve të Emergjencave të Kalifornisë tha se 150.000 njerëz në qarkun e Los Anxhelosit janë nën urdhra evakuimi, dhe se më shumë se 700 njerëz janë vendosur në nëntë qendra strehimi.
Shumë shtete fqinje të Kalifornisë si Teksasi, Nevada,Uashingtoni, Arizona etj kanë dërguar ekipet e tyre në ndihmë të zonave të prekura.
/vizionplus.tv