Rënia e euros dhe tarifat e reja të SHBA ndikojnë negativisht në tregun e bimëve medicinale në Kukës

Bimët medicinale në Kukës kanë mbetur stok. Grumbulluesit dhe kultivuesit thonë se faktorët që kanë ndikuar janë rënia e euros si dhe tashmë tarifa prej 10% që SHBA ka vendosur për të gjitha vendet, përfshirë edhe Shqipërinë sipas tyre do të sjellë ndikimin e saj.
“Ministria e Bujqësisë të marrë një vendim për përkrahjen e të gjithë fermerëve shqiptarë, me subvencione që edhe ata mos të humbin shpresën për kultivimin e bimëve dhe që të shkojnë në tregjet amerikane apo europianë e ta kenë të garantuar shitjen e bimëve”, tha sipërmarrësi Gazmend Koldashi.
Bimët medicinale në Qarkun Kukës janë të njohura për cilësinë e tyre të lartë. Vitin e kaluar, prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë shitën në tregun amerikan bimë medicinale dhe aromatike me vlerë 16.5 milionë euro, nga 14 milionë euro që ishte vlera e shitjeve në vitin 2023.
/rtsh.al/