E Martë, 3 Nëntor 2026

Rënia e euros në Shqipëri, ekspertët: Të fituar janë ata që përdorin lekun!

“Situata ekonomike dhe rënia e Euros” ishte tema e zgjedhur në RTSH 24 me të ftuarit specialistët e ekonomisë Fatos Çoçoli dhe Eduart Gjokutaj. 

Zoti Çoçoli tha se 90 për qind e popullatës i marrin të ardhurat e tyre me leke dhe 10 për qind me euro.

Në kushtet aktuale të fituar janë ata që përdorin lekë, tha ai.

Në këtë konteks zoti Gjokutaj sugjeroi përdorimin 100 për qind në transaksione të monedhës shqiptare lek.

Sipas specialistëve raporti 1 Euro = 100 lekë do të qëndrojë gjatë në tregun shqiptar.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›