E Diel, 1 Nëntor 2026

Rënie gurësh dhe shkëmbinj në Shkopet, rrezik për drejtuesit e automjeteve

Reshjet e shiut të nisura që prej mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar probleme në rrugët nacionale të Qarkut Dibër.

Në aksin Burrel–Skuraj, konkretisht në segmentin e Shkopetit, raportohet për rënie të gurëve dhe shkëmbinjve në rrugë.

Për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrjetave mbrojtëse, situata paraqet rrezik për drejtuesit e automjeteve që lëvizin në këtë aks.

Në terren ndodhen punonjësit e mirëmbajtjes, ndërsa drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›