E Martë, 3 Nëntor 2026

Renzi viziton kampin bosh të Gjadrit: Italianët të shohin se ku kanë shkuar paratë e tyre! U ndërtua kot, për hir të miqësisë Rama-Meloni

Ish-kryeministri Matteo Renzi po zhvillon një vizitë në kampin e Gjadrit në Lezhë.

Në një prononcim për mediat ai u shpreh se kampi i Gjadrit duhet të përdoret si një qendër ku mund të vuajnë dënimin shqiptarët e dënuar nga drejtësia italiane.

Një hap i tillë sipas tij do të ishte lehtësim për sistemin e burgjeve italiane dhe do të ndihmojë të burgosurit shqiptarë të jenë më afër familjarëve.

“Mendojmë se është e drejtë që të vijmë këtu për t’u thënë italianëve shihni ku po shpenzohen paratë tuaja.

Me anë të një marrëveshje me shtetin shqiptar, qendrat e Gjadrit dhe Shëngjin të kthehet në burg për shqiptarët të cilët vuajnë dënimin në Itali

Jemi këtu për të dhënë një mesazh të qartë. Këtë ide e kemi artikuluat edhe në Parlamentin italian.

Me kaq para në Itali mund të bënim qindra qendra të tilla. Përveç miqësisë Meloni-Rama, cila është arsyeja që u ndërtuan këto qendra?”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›