E Shtunë, 31 Tetor 2026

Replika bashki-qeveri per trafikun ne Tirane

Berisha u shpreh se Tirana eshte kryeqyteti i vetem ne bote qe nuk ka nje parking.

Ceshtja e parkimit eshte bere problem i jashtezakonshem ne disa qytete. Kryetari i bashkise se Tiranes e zgjidhi duke thene se fajin e kane veturat ndonese ky eshte kryeqyteti i vetem ne Evrope dhe ne bote qe nuk ka nje parkim. Ky ishte konkluzioni i tij i djeshem. Une nuk them se nuk ka njerez qe kane probleme me guidimin por gjeja me e paimagjinueshme eshte qe nje kryeqytet me 800 mije banore te mos kete nje parkim te vetem. Parkimi eshte bere nje problem jashtezakonisht shqetesues dhe madhor tha Berisha.

Ai akuzoi kreun e Bashkise Edi Rama se ka 12 vite qe nuk ka ndertuar asnje parking publik cka sipas kryeministrit nuk mund te ecet me keshtu. Me vone reagoi edhe Bashkia e Tiranes duke theksuar se jane miratuar dy praktika koncensionesh per ndertimin e parkingjeve nentokesore.

Zedhenesi i Bashkise Florjon Serjani u shpreh se kryeministri mban prej vitesh ne sirtar dy praktika koncesionesh te miratuara nga Keshilli Bashkiak i Tiranes per dy parkime nentokesore qe presin vetem firmen e tij. Sipas tij i gjithe fajin per trafikun e renduar ne Tirane e ka qeveria. Fajin per mungesen e parkimeve nentokesore ne Tirane per problemet e pazgjidhura me trafikun ne Tirane dhe per pamundesine e Bashkise se Tiranes per te bere akoma me shume per qytetaret e ka Qeveria. /S.Ll/Start/

2010-10-13 1637

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›