Reshje intensive dhe rënie gurësh në qarkun e Gjirokastrës, ARRSH apel për kujdes

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) apeloi drejtuesit e mjeteve për kujdes, pasi qarku i Gjirokastrës prej orëve të para të paradites është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë, të shoqëruara me rënie gurësh në disa segmente rrugore.
Sipas ARRSH-së, problematika janë evidentuar në akset Skërficë, Tepelenë dhe Nivicë, ku kompanitë e mirëmbajtjes ndodhen në terren dhe po punojnë për të siguruar që qarkullimi të vijojë normalisht.
Autoriteti u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë, të mbajnë distancën e sigurisë dhe të shmangin frenimet e papritura, për të garantuar sigurinë në qarkullim gjatë kushteve të vështira atmosferike. /j.p/
1 nga 5