E Hënë, 2 Nëntor 2026

Reshje masive e stuhi në Shqipëri, bllokohen disa akse në zonat e thella, mungon edhe energjia elektrike

Moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu që ka përfshirë territorin e Bashkisë Shkodër ka krijuar probleme në segmentin rrugor Prekal – Kir.

Gjatë natës ka pasur rrëshqitje të mëdha të dheut, çka ka sjellë bllokimin e rrugës për automjetet, ndaj autoritetet i bëjnë thirrje banorëve që të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor.

Në Lezhë, era e fortë ka demtuar linjat në disa zona dhe sipas të dhënave janë pa energji elektrike disa fshatra në zonen e zades, Ishull-Lezha dhe pjesa e Bregut të Matës.

Edhe lundrimi detar për peshkarexhat në Shëngjin vijon të jetë i pezulluar, pasi dallgëzimi ka arritur deri në 7-8 ballë me shpejtësi ere deri në 20 metër për sekondë dhe lartësi dallge deri në 2 metra.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Durrës, por ndërkohë lundrimi nuk është i pezulluar për tragetet dhe anijet e mëdha./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›