E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshje shiu me intensitet të ulët, kthjellime gjatë pasdites

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura deri në orët e pasdites më pas mot me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të bëhen prezente që në orët e para të mëngjesit e deri në orët e pasdites në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe intensitet deri mesatar. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut mbeten prezente të herëpashershme, por të dobëta dhe afatshkurtra, dhe kryesisht në relievet malore në lindje të vendit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 15-16 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 13/20 Re shi
Kukës 8/16 Re shi
Lezhë 16/18 Re shi
Dibër 7/14 Re shi
Durrës 14/24 Re shi
Tiranë 16/24 Re shi
Elbasan 15/24 Re shi
Berat 12/24 Re shi
Vlorë 16/25 Re shi
Korçë 6/19 Re shi
Gjirokastër 7/26 Re shi
Sarandë 17/26 Re shi

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›