Reshje shiu në Shkodër dhe Lezhë, Agjencia e Mbrojtjes Civile thirrje qytetarëve të kenë kujdes

Kushtet atmosferike në vendin tonë pritet të përkeqësohen përsëri në vijim dhe këtë herë duke u zhvendosur në pjesën veriperëndimore të vendit.
Me anë të një njofttimi, Agjencia e Mbrojtjes Civile informoi se në bazë të parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave, IGEO, në orët në vijim pritet të ketë reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë.
Agjencia e Mbrojtjes Civile gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për çdo rast nevoje
Njoftimi i Mbrojtjes Civile:
Agjencia e Mbrojtjes Civile: Në bazë të parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave, IGEO, në orët në vijim pritet të ketë reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, po vijon koordinimin me autoritetet vendore për marrjen e masave të nevojshme në rast emergjence. Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për çdo rast nevoje. /vizionplus.tv