E Enjte, 5 Nëntor 2026

Reshje shiu, stuhi dhe rrufe, ja parashikimi i motit për këtë të premte

Kjo e premte pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime kryesisht në jug të vendit. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim të vendit, të cilat në këtë zonë do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në mesditë reshjet e shiut të karakterit lokal do të prekin edhe zonën qendrore. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – jugilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera – herës përgjatë vijes bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtesi deri ne 12-15m/sek. Valezimi ne dete i forces 2-4 ballë. Temperaturat parashikohen: në zona malore 15 deri 27°C në zona e ulëta 15 deri 33°C në zona bregdetare 20 deri 32°C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›