E Enjte, 5 Nëntor 2026

Reshje të dendura të borës përfshijnë Stambollin

Reshje të dendura të borës kanë përfshirë Stambollin, qytetin më të populluar në Turqi, ku si pasojë ka ardhur deri te vështirësimi i funksionimit të trafikut, raporton Anadolu Agency (AA).

Bora ka filluar të bie në zonat më të larta të qytetit mbrëmë ndërsa është intensifikuar në mëngjes.

Është e vështirësuar trafiku në shumë rrethe, përfshirë Beylikduzu, Buyukcekmece, Hadimkoy, Zeytinburnu.

Aksidente trafiku ka pasur edhe për shkak të ngricave në rrugë.

Shumë fluturime nga aeroportet e Stambollit dhe “Sabiha Gokcen” janë anuluar ndërsa udhëtarët këshillohen të kontrollojnë statusin e fluturimit përpara se të udhëtojnë.

Në disa qytete të Turqisë, mësimi është anuluar deri të hënën për shkak të reshjeve të dendura.

Kompania kombëtare e fluturimit Turkish Airlines ka anuluar rreth 205 fluturime të caktuara për të enjten pas parashikimeve për reshje të dendura të borës në Stamboll.

“Për shkak të kushteve të rënda të motit që priten në Stamboll, disa nga fluturimet tona nga dhe drejt aeroporteve të Stambollit dhe ‘Sabiha Gokcen’ të planifikuara për më 10 mars janë anuluar”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Janë anuluar rreth 114 fluturime të brendshme dhe 71 ndërkombëtare të Turkish Airlines nga dhe në Aeroportin e Stambollit dhe rreth 20 fluturime të brendshme nga AnadoluJet, një markë e transportuesit kryesor, për në dhe nga aeroporti ‘Sabiha Gokcen’, qendra kryesore ajrore e Stambollit në anën aziatike të qytetit.

Numri i anulimeve ka gjasa të rritet për shkak të motit, shtoi kompania.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›