E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Reshje të dendura të dëborës në Lezhë, Policia Rrugore apel drejtuesve të mjeteve: Mos kaloni nga këto akse rrugore

Qyteti i Lezhës është përshirë nga reshjet e dendura të dëborës.

Policia Rrugore Lezhë njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë nga Skurajt në drejtim të Ulzës se segmenti rrugor në Qafë të Ulzës është i bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të borës.

Po ashtu edhe rruga që të çon te Kisha e Laçit është gjithashtu e bllokuar për të njëjtën arsye.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›