Reshjet dëborës në Korçë, Jole për ATSH-në: Rrugë të kalueshme, kalimi me goma dimërore

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Reshjet e dëborës kanë përfshirë mëngjesin e sotëm edhe qarkun e Korçës.
Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole tha për ATSH-në se “ka filluar puna që sot herët në mëngjes në çdo aks të qarkut të prekur nga dëbora për largimin e saj nga rruga dhe kriposjen”.
Prefekti Jole i bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë për në zonat me prezencë dëbore.
“Çdo segment po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga Autoriteti Rrugor Qendër-Lindje dhe Policia e Qarkullimit Rrugor. Sipas raportimeve të deritanishme, akset rrugore në qarkun e Korçës nuk kanë problematika sa i përket qarkullimit të mjeteve”, tha Jole.
Jole u shpreh se “gjatë natës ka patur prezence të reshjeve të shiut me intensitet të ulët.Ndërsa sot në mëngjes në orën 06:00 filluan reshjet e dëborës në Qafë Thanë dhe Grabovië, Zemblak-Goricë, Boboshticë-Dardhë. Kontraktorët vazhdojnë punën për pastrimin e rrugës dhe kriposjen e saj”.
Sipas tij, në qarkun e Korçës nuk ka raportime për mungesë të energjisë elektrike.
/k.s/a.f-