E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e bores paralizojne Korcen

Është bllokuar nga reshjet e borës aksi Korçë-Pogradec, në afërsi të Grabovicës. Sipas informacioneve të fundit, të gjitha akset nacionale në qarkun e Korçës janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Fshati Dardhë është i bllokuar nga bora, ndërkohë që probleme ka edhe në Voskopojë, në zonën e Lekasit dhe Vithkuqit.

Ndërkohë, në Bulqizë vazhdojnë reshjet e borës të shoqëruara me erëra të forta dhe temperatura -5 gradë Celcius. Probleme nga ngricat në rrugë janë regjistruar edhe në akset Bulqizë-Klos, Bulqizë-Fushë Bulqizë dhe Bulqizë-Krastë.

Qarkullimi i makinave në rrugë bëhet vetëm me zinxhirë, ndërkohë që probleme ka edhe në komunat Ostren, Trebisht, Martanesh e Zerqan, ku trashësia e borës arrin në 20 cm.

Moti i keq ka bllokuar gjithashtu Qafë Llogaranë dhe Qafë Muzinën, ku trashësia e borës ka arritur në një metër e gjysmë. Autoritetet njoftojnë se rruga nuk kalohet as me zinxhirë.

Sipas parashikimeve të meteorologëve, temperatura edhe më të ulëta na presin gjatë ditës së enjte. Termometri do të zbresë me 2-3 gradë Celsius të tjera në zonat bregdetare dhe ato të ulëta, ndërkohë që më e ndjeshme do të jetë zbritja në zonat malore.

Ndërsa reshjet e dëborës do të vazhdojnë dhe ato pritet të jenë më intensive në 24 orët e ardhshme. Gjithashtu, reshjet e shiut do të rikthehen sërish në orët e pasdites të së dielës, ndërkohë që fillimi i javës do të na sjellë rritje graduale të temperaturave.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›