E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Reshjet e dëborës/ Vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe probleme me energjinë elektrike në qarkun e Kukësit

Reshjet e dëborës kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në qarkun e Kukësit.

I gjithë qarku është përfshitë nga bora, që në Shishtavec ka arritur trashësinë 50 centimetër.

Për pasojë, akset rrugore rrezikohen nga rënia e gurëve, inerteve dhe ngricave.

Ndërkohë, në disa njësi administrative ka probleme me energjinë elektrike: Njësia Administrative Tropojë, Fshatrat Zogaj, Kepeneg, Njësia Administrative Bytyq, Bashkia Tropojë. Njësia Administrative Golaj, Bashkia Has. Njësia Administrative Bushtricë, Grykë-Çajë, fshatrat Gdheshtë e Pistë, Njësia Administrative Malzi, Bashkia Kukës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›