E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet e dëborës në Qafë Thore, ARRSH: Hapet qarkullimi, ekziston rreziku i riaktivizimit të ortekëve

Qarkullimi në Qafë Thore është aktualisht i hapur.

Autoritetet njoftojnë se vijon puna për pastrimin e borës që po bie, si dhe monitorimi i vazhdueshëm i situatës për shkak të rrezikut të mundshëm nga ortekët.

Mjetet që kanë nevojë të lëvizin, këshillohen të qarkullojnë tani, me qëllim shmangien e lëvizjeve gjatë orëve të vona të natës

ARRSH njofton se reshjet e borës po vazhdojnë dhe, nëse shtohen gjatë natës, ekziston rreziku i riaktivizimit të ortekëve.

Kontraktori i mirëmbajtjes është në terren me mjete dhe punëtorë në gatishmëri për çdo situatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›