E Hënë, 2 Nëntor 2026

Reshjet e dëborës përfshijnë bypassin e Murrizit, nuk ka probleme me qarkullimin

Ulja e ndjeshme e temperaturave gjatë mbrëmjes së sotme ka sjellë reshjet e para të dëborës në bypassin e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit.

Prej 1 ore reshjet kanë qenë prezente në këtë segment të rrugës së Arbrit, por nuk kanë sjellë pasoja ende në bllokimim e qarkullimit të automjeteve.

Aktualisht lëvizja bëhet  pa probleme për të gjitha mjetet pasi në rrugë nuk ka prezencë të dëborës.

Ndërkohë reshjet e borës vazhdojnë me intensitet të ulët por i gjithë segmenti i bypassit është i mbuluar nga mjegulla.

Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve që të kenë kujdes në qarkullim si dhe nëse përdorin rrugën e Arbrit për të lëvizur në drejtim të Tiranës apo Qarkut Dibër, duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›