E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e debores, probleme ne veri te vendit

Moti i keq me reshje debore ka krijuar probleme ne zonat veriore te vendit, duke shkaktuar bllokim te akseve kryesore dhe mungese energjie.
Sipas informacioneve te fundit nga autoritetet lokale, akset e bllokuara jane Kukes-Qafe Mali, Kukes-Krume-Qafe Prush dhe Kukes-Peshkopi. Si pasoje e bllokimit te rrugeve jane izoluar edhe me shume komunat veriore te Kalisit, Ujmishtit, Gryke Cajit, Shishtavecit, Zapotit e Topojanit. Situate problematike paraqitet edhe ne Has, ku kane mbetur te izoluara nga bora komunat Golaj e Fajza, ndersa ne Tropoje ajo e Valbones. Nderkohe, ne komunat Shtiqen, Kalis Ujmisht dhe Arren moti i keq ka shkaktuar deme ne rrjetin energjitik, duke i lene ato ne terr.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›