E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Reshjet e dendura të shiut, Bashkia e Vlorës mesazh qytetarëve. Çfarë paralajmëron

Ditën e sotme ka pasur reshje të dendura shiu në shumë zona të vendit.

Një nga qytetet që reshjet e shiut kanë qenë me intensitet më të lartë, është Vlora.

Bashkia e Vlorës, nisur nga situata, njofton qytetarët që të tregohen vigjilentë dhe të respektojnë këshillat e autoriteteve.

Po ashtu, në njoftimin e saj, Bashkia bën thirrje që të mos parkohen makinat në zonat me risk të lartë për përmbytje.

Njoftimi i Bashkisë:

???? NJOFTIM I RËNDËSISHËM NGA BASHKIA VLORE

???? Gjjatë ditës së sotme, e hënë, 23 dhjetor, qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshje shiu ????️ me intensitet të lartë të cilat do të sjellin prurje të shumta ujërash.

➡️ Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.

➡️ Bëni kujdes, mos parkoni automjetet ???????? në zonat me risk të lartë si:

???? “Albano&Romina”

???? Biblioteka Publike

???? Pranë Kishës Orthodhokse

???? Në “Skelë” te dykalimshi

???? Shkolla “Halim Xhelo”

➡️ Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, janë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.

???? Nëse hasni problematika nga reshjet e shiut ????️ me prezencë të ujit, na kontaktoni:

????NUMRAT E TEL: 128, 129

✅ FACEBOOK: Ujësjellës Kanalizime Vlore

✅ INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore

✅ FACEBOOK: Bashkia Vlorë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›