E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Reshjet e dendura të shiut/ Përmbyten gjatë natës disa Ha tokë bujqësore në Krujë

Gjatë natës së kaluar në fshatin Murqinë të Njësisë Administrative Bubq janë përmbytur disa ha tokë bujqësore. Prurjet e mëdha nga reshjet e dendura të shiut, gjatës ditës së martë, në mbrëmjen e kaluar Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur sipërfaqe toke bujqësore, ndërsa ende disa familje ndodhen të izoluar nga prania e ujit në rrugë.

Reshjet janë ndaluar gjatë natës dhe ka filluar largimi i ujërave në parcelat e fermerëve.

Lumi Ishëm prej vitesh sjellë të tilla probleme për fermerët e kësaj zone, mbetet emergjente ndërhyrja në pastrimin e këij lumi dhe kanalet kulluese në parandalimin e përmbytjeve në disa fshatra të njësisë Administrative Bubqit në Krujë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›