E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e dendura te shiut permbytet Mali i Robit

E gjitha zona te Mali i Robit ne Durrës është përmbytur. Mosfunksionimi i hidrovorit ka bere qe uji te mbuloje akset kryesore, biznese dhe shtëpi.  Situata ka qene e menjëhershme dhe banoret janë gjendur te rrethuar nga uji.  Uji ka depërtuar deri në katet e para të banesave si dhe bizneseve duke shkaktuar dëme të shumta material. Ndërkohë dhjetëra rrugë janë bërë të pakalueshme jo vetëm për këmbësorët por edhe për automjetet të cilat kanë qëndruar të bllokuara në rrugë. Situata është shumë kritike për faktin se deri tani nuk është marrë asnjë masë. Banorët janë shprehur se  edhe pse janë ankuar askush nuk ka ardhur për të parë nga afër gjendjen.
Situata në Berat
Reshjet e mëdha të shiut të rëna me mjaft intensitet gjatë ditës sotëm kanë përmbytur për minuta të tëra rrugët e këtij qyteti. Shiu i nisur gjatë ditës, por shtuar me mjaftë intensitet ka përmbytur rrugën kryesore të lagjes “ 30 Vjetori”, kthesës përpara gjykatës së këtij qyteti, rrugën kryesore të lagjes “ 22 Tetori”,si dhe qendren e qytetit te Beratit. Bllokimi i kanaleve të ujrave të larta janë bërë sërishtë shkak që uji të vërshojë në rrugë duke përfunduar në disa pjesë të rëndësishme të aksit Uznovë- Kombinat dhe në trotuare. Tregëtarët ambulantë të këtij qyteti si dhe drejtuesit te mjeteve kanë qënë të parët që janë përballur me vërshimin e menjëhershëm të ujit pas bllokimit të pusetave të ujrave të larta. Vetëm pasi kanë pushuar rreshjet e shiut situata është normalizuar, ndërkohë që ky është një problem i njohur në këtë qytet sa herë që ka rreshje shiu me intensitet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›