Reshjet e shiut në vend/ Nga shkollat në Universitet, pezullohet mësimi në Durrës

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin këtë të martë, ku ka pasur reshje të dendura shiu. Një nga qytetet e prekura është edhe Durrësi.
Nga pamjet shihet se zona e Kënetës është e përmbytur, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e banorëve.
Makinat e kanë të pamundur të lëvizin, për shkak se janë bllokuar nën ujë.
Si pasojë e kësaj situate mësimi në shkolla dhe Universitetin e Durrësit është pezulluar.