Reshjet e shiut situata nen kontroll

Reshjet e shumta te shiut kane perfshire territorin e vendit tone. Kjo ka ndikuar ne rritjen e nivelit te ujit ne hidrocentrale. Aktualisht nuk ka shkarkime nga hidrocentrali i Fierzes dhe i Komanit ndersa nga Vau i Dejes shkarkohet 800m3 nga portat dhe 550 m3 nga turbinat. Nga drejtuesit e hidrocentraleve njoftohet se situata eshte nen kontoroll dhe nuk ka rrezik per permbytje por gjithsesi situata vazhdon qe te jete nen monitorim. Pritet qe edhe dita e neserme te kete reshje te shumta shiu edhe natyrisht qe kjo do te ndikoje ne rritjen e metejshme te nivelit ne hidrocentrale. Shkodra ka qene edhe qyteti qe ka patur intesitetin me te larte te reshjeve te rena me 44 milimeter e ndjekur me pas nga Lezha 35mm dhe Tirana me 32 mm.Sipas meterologes Lajda Porja kjo situate meteorologjike do te vazhdoje deri neser megjithese pritet qe te kete nje zhvendosje te shirave ne Jug.
Ne fundjave pritet qe moti te stabilizohet megjithese temperaturat do te pesojne ulje qe pritet te shkojne deri ne 20 grade. Megjithate sipas metorologes lageshtira e ketij muaji eshte brenda intesitetit.