E Hënë, 2 Nëntor 2026

Reshjet e shiut sjellin trafik të renduar në aksin Shkodër – Lezhë

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që shumë pushues të largohen nga plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit. Si pasojë, prej më shumë se dy orësh është krijuar trafik i rënduar në akset kryesore Shkodër–Lezhë dhe Lezhë–Milot.

Qarkullimi është vështirësuar gjithashtu edhe në rrugët dytësore, ndërsa dalja nga Shëngjini mbetet problem për drejtuesit e automjeteve.

Në akset kryesore dhe kryqëzime janë vendosur punonjës policie për të menaxhuar situatën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›