E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet me intensitet të lartë krijojnë probleme në aksin Delvinë–Skërficë

Reshjet me intensitet të lartë, të rëna brenda një harku të shkurtër kohor, kanë shkaktuar problematika në qarkullimin e automjeteve në aksin Delvinë–Skërficë, në zonën e fshatit Senicë.

Sipas informacionit zyrtar, vështirësitë në qarkullim u krijuan si pasojë e prurjeve të mëdha të inerteve nga përroi i Senicës, të cilat bllokuan përkohësisht segmentin rrugor.

Për normalizimin e situatës është ndërhyrë në kohë nga ARRSH Rajoni Jugor, në koordinim me kontraktorin e mirëmbajtjes së rrugës. Pas ndërhyrjes në terren, aksi rrugor është bërë i kalueshëm normalisht dhe qarkullimi ka vijuar pa probleme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›