Reshjet në Tiranë, Bashkia: Ndërmarrjet, në punë

Foto Arkiv
TIRANE- Situate problematike ne disa zona te kryeqytetit per shkak te reshjeve te dendura.
Bashkia e TIranes permes nje deklarate per mediat ka bere me dije se aktualisht situatë problematike paraqitet në zonën e Shkozës dhe ne Don Bosko.
Spas saj, ne zonen e Shkozesku për normalizimin e situatës janë angazhuar ndërmarrjet e Bashkisë, policia bashkiake dhe kontraktorët permes masave perkatese.
Ndërsa në zonën e Don Boskos ka rritje të nivelit në rrugë, por nuk ka probleme për banesat.
Kryebashkiaku po ndjek po ndjek në terren situatën e krijuar nga reshjet e shiut, ndërsa të gjitha strukturat e Bashkisë së Tiranës janë angazhuar për të mbajtur nën kontroll situatën.