E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet permbytje ne Durres

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve edhe në qytetin e Durrësit, si edhe në port.

Shumë nga rrugët kryesore të qytetit bregdetar kanë qenë të pakalueshme nga këmbësorët. Ndërkohë në portin detar është pezulluar përkohësisht përpunimi i anijeve tregtare, ndërsa dy tragetet e linjave detare Bari-Durrës kanë mbërritur përkatësisht me vonesa 30-45 minuta.

Në qytet situata ka qenë kritike veçanërisht në kryqëzimet e rrugëve "Skënderbej“, “Aleksandër Goga”,  “Taulantia”, kryqëzimi i stadiumit, si dhe në plazh, Shkozet e Spitallë dhe Porto Romano. Në ish-kënetë uji ka mundur të depërtojë dhe brenda disa shtëpive, ndërsa në zonën kodrinore të qytetit bregdetar është rikthyer frika nga rrëshqitjet e dheut, problem i krijuar nga shpyllëzimi i kurorës së gjelbër të qytetit dhe ndërtimet masive në të.

Përveç dendësisë së reshjeve, si dhe dherave që zbresin bashkë me ujërat e larta nëpër rrugë nga kodra e qytetit, shkak për situatën është dhe mosmirëmbajtja e sistemit të kanalizime.Probleme nga reshjet e shiut ka patur edhe ne qytetete te tjera te vendit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›