E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet rrezikojnë Drinin, Berisha: Qeveria ka marrë masa, do ndërhyhet me shkarkime

Tiranë, 27 dhjetor NOA Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit rrezikojnë daljen e lumit Drin nga shtrati. Prurjet e ujërave kanë mbushur kaskadën e lumit Drin. Qeveria ka marrë masa për të evituar daljen nga shtrati të lumit duke urdhëruar shkarkime.

Kështu kryeministri Berisha njoftoi se shkarkimet do të bëhen në Ulëz dhe Vau i Dejës, ndërsa garantoi se qeveria ka marrë të gjitha masat për të shmangur përmbytjet në zonat pranë shtratit të lumit.  k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›