Reshjet, shërbimet doganore funksionojnë normalisht në të gjitha pikat kufitare

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Administrata Doganore bëri të ditur se vijon monitorimin e kushteve të motit në të gjitha pikat kufitare të vendit, ndërsa shërbimet doganore po funksionojnë normalisht, pavarësisht reshjeve të dendura në disa zona.
Sipas DPD-së, në pikën doganore të Qafë-Botës reshjet intensive nuk kanë sjellë ndërprerje të aktivitetit. Edhe në Shkodër, në Han të Hotit dhe Muriqan, shirat e vazhdueshëm nuk kanë penguar zhvillimin e procedurave të zakonshme.
Ndërsa në Qafë-Thanë situata paraqitet më e stabilizuar dhe proceset po kryhen pa vonesa.
Në Morinë, shërbimet vijojnë normalisht pavarësisht reshjeve në zonë, ndërsa në Bllatë intensiteti i shiut është zbutur dhe puna po vazhdon pa pengesa.
Në Kakavijë, reshjet e dendura të ditës nuk kanë ndikuar në funksionimin e pikës doganore, e cila mbetet plotësisht operacionale.
1 nga 8/r.e/