Resorti i Ulajt mbi 146 hektarë të grabitur, banorët e Rrjollit vijojnë protestën: Të hënën bllokojmë Prokurorinë e Shkodrës

Banorët e Rrjollit të Velipojës vazhdojnë protestën sërish kundër ndërtimit të resortit luksoz të oligarkut Bashkim Ulaj.
“Të ndalojnë punimet derisa gjykata të shqyrtojë dokumentet tona. Tokat i kemi të rregullta. I bëjmë thirrje shtetit ti shohë dokumentet. Të hënën do bllokojmë Prokurorinë e Shkodrës”, paralajmërojnë banorët.
Banori: “Unë jam i përfaqësuesi i Shullajve, që kemi letrat e tokës, 400 dynym tokë. Që e kemi bërë me dokumenta të rregullta. Në 2006-ën kemi një vendim gjykate që e kemi fituar. Në 2008-ën Sali Berisha ka nxjerrë një ligj që ne e kemi fituar me urdhër të premë. Edhe ne fjetëm mendjen…
Sot është dita e gjashtë. Dje kemi bërë një protestë shumë pak njerëz, por kemi bërë një protestë që është e papame. Sot po mblidhet populli, e shihni vetë. Çfarë do të vijnë, do të shihet javën tjetër. Kjo do të jetë një protestë që nuk do të mbyllet as sot, as këtë muaj. I bëjmë thirrje shtetit. I bëjmë thirrje tërë shtetit tonë, shtetit shqiptar. T’i vënë këto letra në dukje. I bëjmë thirrje SPAK-ut. Kemi qenë përpara SPAK-ut, një vit po bëjmë në maj, që na ka çuar, para 10 ditësh na ka çuar në Shkodër. Ne jemi, të hënën do të bllokojmë derën e Shkodrës, te prokuroria. Dhe janë pak sot çfarë do të shkojnë të hënën në Tiranë. Punëtorët e firmës janë duke punuar, gjithçka në këtë dynym janë duke punuar. Sot për sot, nuk e di a janë duke punuar, a janë duke punuar prapë? Janë bllokuar fije… a janë bllokuar se na ka policë pak? A janë bllokuar se u duket popull shumë? Ata ta zgjidhin vetë. Por kjo do të jetë një protestë që nuk do të bëjmë vaki në tërë botën, që do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë. Kjo protestë as mbyllet sot, as këtë muaj. I bëjmë thirrje që tërë emigrantët, të mblidhen në këtë tokë. T’i dalim zot tokave të parëve tanë, që na e kanë lënë me djersë, ka ndenjur zveshur, zbathur, ka jetuar në kasolla, nuk ka jetuar luksoze”.
Kompleksi, ndërmjet Ranës se Hedhun dhe Velipojës, sipas projektit, do këtë sipërfaqe rreth 146 hektarë. Por, banorët protestojnë pasi pretendojnë se resorti po ndërtohet mbi tokat e tyre, të cilat akuzojnë se u janë grabitur.
Më 31 dhjetor 2024, biznesmeni Bashkim Ulaj, së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj, morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” nga “Gener 2” “Aba Blue Borgo”, sh.p.k.