Respektimi i sinjalistikës problem në Shkodër

Respektimi i sinjalistikës si nga drejtuesit e mjeteve po ashtu edhe nga kalimtarët vijon të jetë një problem që nuk po zbatohet në qytetin e Shkodrës
Gjatë një vëzhgimi të bërë vërehet se në shumë raste automjetet kalojnë mbi vizat e bardha në momentin që qytetari nuk e ka mbaruar lëvizjen por në shumë raste edhe qytetarët nuk e respektojnë sinjalistikën.
Qytetarët theksojnë se nuk ndjehen të sigurt teksa kalojnë mbi vijat e bardha.
“Është shumë problem. Sidomos këto muaj vere është më e vështirë pasi ka më shumë ngarkesë sidomos nga kthimi i emigrantëve.
Kthimi i emigrantëve në vendlindje si dhe rritja e turistëve gjatë kësaj periudhe në Shkodër ka shtuar fluksin e qarkullimit në qytet, duke krijuar edhe një situatë të vështirë sa i takon lëvizjeve si të automjeteve por edhe të kalimtarëve
Gazetar: Luan Kadija
/rtsh.al/