E Hënë, 2 Nëntor 2026

Restaurimet e shtëpive-muze në Shkodër, ndër prioritetet për 2025

Shtëpitë muze të Shkodrës, si dëshmi të pasurisë kulturore dhe historike të qytetit, përballen me sfida të shumta për sa i përket mirëmbajtjes dhe restaurimit të tyre.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër ka shpallur kujdesin dhe ndërhyrjet për këto monumente si një ndër objektivat kryesorë për vitin 2025.

“Shtëpitë muze, si pjesë e identitetit të këtyre zonave, dhe Shkodra ka disa. Kemi disa raste në qytetin e Shkodrës që i kemi me urgjencë dhe që mendohet që gjatë këtij viti të kemi ndërhyrje”, tha Amila Gjyrezi, DRTK në qytetin e Shkodrës.

Sipas specialistëve të kësaj drejtorie disa shtëpive muze në Shkodër kërkojnë ndërhyrje në disa drejtime, ndërkohë që  thelbësore, sipas tyre, është ruajtja e autenticitetin dhe karakterin historik të objekteve.

“Kemi banesa që kanë nevojë emergjente në ndërhyrje. Kemi edhe elementë që kanë nevojë për mirëmbajtje duke i ruajtur autenticitetin”, tha Petrit Bilali, Specialist DRTK Shkodër.

Shkodra ka mbi 150 objektet të certifikuara ‘Monument kulture” shumica e të cilave janë banesat karakteristike në qytet dhe jo vetëm. Kujdesi ndaj tyre vlerësohet si domosdoshmëri për ruajtjen e një pjesë të rëndësishme të historisë dhe identitetit kulturor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›