E Diel, 1 Nëntor 2026

“Retreat tradicional”, Rama mbledh të premten ministrat

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të premten, më 9 janar, në Tiranë, të gjithë ministrat e kabinetit të tij, për të diskutuar objektivat dhe prioritetet e qeverisë për vitin 2026.

Mbledhja, e cila do të nisë në orën 10:00 në Pallatin e Brigadave, është konceptuar si një tryezë pune e gjatë për vetëm një ditë, ku do të analizohen programet e punës dhe projektet që qeveria synon të realizojë gjatë këtij viti.

Sipas burimeve, mbledhja do të fokusohet në planifikimin strategjik të sektorëve kyç dhe koordinimin e veprimeve për arritjen e objektivave prioritare të qeverisë.

Mësohet gjithashtu se, një javë më pas, në 16 janar, Rama do të mbledhë edhe Grupin Parlamentar të PS, me qëllim për të koordinuar punën në Parlament.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›