E Diel, 1 Nëntor 2026

Revolta Studentore, Rama nxjerr pamjet: Përshkallëzimi i përgatitur prej muajsh

Kryeministri Edi Rama flet për studentët nga rrjetet sociale nga Kryeministria.

“Protesta bëri bashkë të drejtën dhe dhunën. Përshkallëzimi u përgatit prej disa muajsh. U financua nga krimi i organizuar dhe forca të huaja. Opozita mori faturën e kësaj dhune”, tha Rama.

FJALA E KRYEMINISTRIT RAMA

Revolta e studentëve, Rama nxjerr pamjet: Përshkallëzimi u

Për fat të keq, në protestat e javës së fundit u bënë bashkë që të dyja. Nga njëra anë liria për të protestuar si një e drejtë e pamohueshme dhe nga ana tjetër dhuna si një krim që u relativizua, dhe jo vetëm kaq, por u glorifikua në ekranet e korruptuar të mbrëmjeve mediatike. 

Pa pushim, e pa pushim, e pa pushim, orë e çast. Shqipëria dhe shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri, panë me ankth se si terrori mori peng që të gjithë dhe u mbingarkuan me idenë tërësisht të rreme se studentë të pafajshëm, studentë idealistë, studentë të dalë në rrugë për të çliruar Shqipërinë, u vunë nën dhunën policore.

Një përmbysje dramatike, manipuluese e një realiteti tërësisht tjetër. Kam ndarë me ju raportet e policëve të plagosur dhe protestuesve të lënduar në Europë dhe në Shqipëri. 

Në vendet ku ka ndodhur diçka e ngjashme dhe në Tiranë. Ku faktikisht ka pasur më shumë se dy punonjës policie të plagosur për një protestues apo kalimtar të lënduar. Ndërkohë që në të gjitha vendet e tjera raporti është tërësisht i ndryshëm. 

Nuk bën vaki që në një manifestim apo në një seri manifestimesh pjesa më e dëmtuar, më e plagosur, më e dhunuar të jetë policia. Ka bërë vaki këtu, me shifra dhe me fakte. Përtej asaj çka u krijua, e përsëris, nga ekranet e korruptuara. Por për ekranet e korruptuara do të ketë një kohë të dytë për të folur.

Sot jam këtu për të ekspozuar një komponent që e kam komentuar mes shumë përqeshjeve dhe mes shumë ofendimeve të kthyera drejt meje si një koment fyes, fyes për studentët. 

Qysh se nisi protesta paqësore, masive e flamingove, kam thënë se arsyet për të protestuar janë legjitime. Arsyet për të protestuar dhe për të kërkuar më shumë dhe më mirë mund të jenë edhe të pafundme. Por se qysh në krye të herës ajo protestë ishte e influencuar rëndë nga forca të tjera, ka qenë një fakt. 

Ka qenë një fakt që në këtë valë të dytë të dhunshme, është evidentuar në të gjithë përmasën e vet. Përshkallëzimi është përgatitur për disa muaj. Të dhënat e futjes në Shqipëri të maskave, të lëndëve eksplozive e kështu me radhë, përmes doganës dhe nga subjekte të caktuara janë tanimë në duart e Policisë së Shtetit. 

Të dhënat e organizimit të grupeve si pjesë e rrjetit Antifa, rrjeti i terrorit urban që në emër të neo-komunizmit, anarkisë edhe anti-kapitalizmit ka vendosur të futet në jetën e njerëzve përmes dhunës, janë në duart e Policisë së Shtetit.

Por në duart e Policisë së Shtetit janë edhe pjesëmarrësit, apo më saktë një pjesë e pjesëmarrësve në këtë dhunë të financuar drejtpërdrejt nga krimi i organizuar dhe nga forca të huaja, nga para e ardhur nga jashtë. 

Ku padyshim qershia mbi tortë, ose më saktë, ose më saktë glasa mbi tortë është Partia Demokratike, e cila dje mori dhe autorësinë e dhunës tek Ministria e Arsimit, e fillimit të dhunës tek Ministria e Arsimit. Tani unë do të ndaj me ju pamje të cilat me siguri do të trondisin shumëkënd. 

Për arsye të konfidencialitetit është ruajtur identiteti i personave në respekt të ligjit. Dhe nga ana tjetër të gjithë personat që do të shihni janë tanimë subjekt dhe objekt i punës së Policisë së Shtetit dhe drejtësisë shqiptare. Janë të gjithë persona të ndaluar nga Policia e Shtetit në protestat e dhunshme. Dhe nuk janë studentë, janë diçka tjetër. 

Nuk i përkasin dhe nuk kanë asnjë lidhje me të gjithë ata studentë të cilët nuk i janë bashkuar kësaj dallge terrori urban, por që qëndrojnë në një front proteste. Proteste paqësore, proteste të lidhur me jetën e tyre të përditshme. 

Dhe natyrisht që përmes instagrameve dhe përmes tiktok-eve të tyre e mbështesin këtë protestë sepse fatkeqësisht shikojnë tek dhuna një mundësi për të ulur në gjunjë qeverinë e zgjedhur të Shqipërisë, për të ulur në gjunjë institucionet, dhe natyrisht në fund fare për të më imponuar mua një shkelje të patolerueshme të kontratës me shqiptarët. 

Po i marr me radhë një për një dhe besoj që çdo koment është i tepërt nga ana ime sepse mjaftojnë çehret, që pavarësisht fshehjes së identitetit, mund të lexohen si përfaqësi e një bote të zymtë, të errët…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›