Revolta e studentëve, protestuesit thyejnë “karriget e dialogut”, godasin derën ‘e blinduar’ të kryeministrisë
Protesta e studentëve para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione, teksa protestuesit kanë thyer “karriget e dialogut” të vendosura nga kryeministri Edi Rama.

Më pas disa prej të rinjve kanë thyer kordonin e policisë dhe janë afruar pranë derës hyrëse të kryeministrisë, e cila është “blinduar” për shkak të frikës së protestuesve.
Ka qenë policia e cila ka ndërhyrë dhe ka larguar të rinjtë dhe protestuesit që u vendosen përpara derës së kryeministrisë.