Revolta studentore në ditën e tretë, protestuesit mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur mbrëmjen e kësaj të enjteje me protestues, ndërsa revolta studentore ndodhet në ditën e tretë.
Siç shihet nga pamjet, numri i protestuesve është shtuar ndjeshëm, përveç të rinjve që kanë qëndruar nëpër rrugët e Tiranës që prej mëngjesit.
Kujtojmë që sot protesta studentore mori përmasa kombëtare, pasi të rinj nga disa qytete bojkotuan mësimin dhe dolën duke protestuar.

