Revolucion në Premier, mbërrin pozicioni jashtë loje gjysmë automatik

Pozicioni jashtë loje gjysmë automatik vjen edhe në Premier League. Pas futjes në Serinë A, edhe kampionati anglez do të adoptojë këtë teknologji të re duke filluar nga Premier League 2024/2025. Përdorimi i sistemit të ri do të fillojë pas pushimit të parë ndërkombëtar të sezonit të ardhshëm.
Ky është njoftimi për shtyp nga Premier League: “Gjatë mbledhjes së aksionerëve të Premier League, klubet unanimisht ranë dakord për futjen e teknologjisë gjysmë automatike të pozicionit jashtë loje. Sistemi i ri do të përdoret për herë të parë në Premier League sezonin e ardhshëm dhe teknologjia pritet të jetë gati për t’u prezantuar pas një prej pushimeve kombëtare të vjeshtës. Teknologjia do të sigurojë pozicionim më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm të linjës virtuale jashtë loje, bazuar në gjurmimin optik të lojtarit, dhe do të prodhojë grafikë transmetimi me cilësi të lartë”.