E Diel, 1 Nëntor 2026

Revolucion radikal te Milani, ikin Igli Tare dhe të gjithë drejtuesit e tjerë

Humbja fatale me Cagliari-n dhe mbetja jashtë Champions League sjell një ndryshim të madh të menjëhershëm për pjesën e menaxhimit të klubit kuqezi.

Revolucion total. Nëse Cardinale do ta zbatojë atë që ka deklaruar, vlerësimet përfundimtare janë të pamjaftueshme për Igli Taren dhe drejtuesit e tjerë të Milanit. Pritet një ndryshim radikal. Luftërat e brendëshme dhe shmangja e përgjegjësisë në javët e fundit kanë sjellë një katastrofë.

Milani mbeti jashtë Champions-it për herë të dytë radhazi. Një shkatërrim teknik dhe financiar. Tifozët mbrëmë nuk patën mëshirë, pasi e mbështetën skuadrën deri në vërshëllimën e fundit.

Cardinale në tribunë pa gjithçka. Tifozët bënë thirrje për rinovimin e skuadrës, që tregoi se ka nevojë për një ndryshim të madh. Nëse para ndeshjes dukej se fajin kryesor e kishte Furlani, pas saj të gjithë ishin në shënjestër.

Është një falimentim. Milani i ri do të ketë fytyra të reja. Ndryshimi fillon me administratorin e deleguar Giorgio Furlani. Do të largohet edhe drejtori sportiv Igli Tare, arkitekti i skuadrës. Po ashtu, ikën edhe drejtori teknik Moncada. Ikin të gjithë drejtuesit.

Edhe trajneri Allegri, përgjegjësi i parë për rënien vertikale të skuadrës, do të largohet. Tare akuzohet për një merkato katastrofike, me miliona euro të shpenzuara pa asnjë rezultat. Tani fitojnë kuota Ibrahimoviç dhe Calvelli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›