E Diel, 1 Nëntor 2026

“Revolucion studentor imagjinar”- Rama sulmon të rinjtë që protestojnë: U heroizua një turmë prej 1500 vetësh, maska e kapuçë të zinj në ballë

Studentë dhe të rinj prej muajsh i kërkojnë kryeministrit Edi Rama, ndërsa ditët e fundit kërkesa e tyre është intesfikuar me protesta që janë përshkallëzuar edhe në dhunë. Por kreu i qeverisë në vend që t’i dëgjojë ka zgjedhur që t’i sulmojë ata në mënyrat nga më të ndryshmet.

edi rama protesta

Teksa kritikon edhe mediat, Rama shkruan se në kulmin e protestës bëhej fjalë për rreth 1500 persona, nga këta 500 me maska dhe kapuçë.

Rama pretendon se kjo pjesë e protestuesve nuk kishte lidhje me problematikat dhe shqetësimet e studentëve apo të familjeve shqiptare.

“Që nga lajmet e mëngjesit deri te emisionet e VIP-ave të mbrëmjes, duke kaluar përmes direkteve të mbushura me patetizmat e një revolucioni studentor imagjinar, u heroizua një turmë e larmishme prej 1500 vetësh në kulmin e vet, e cila s’kishte asnjë fije gjë të përbashkët me hallet, problemet, nevojat, dhimbjet e shpresat e studentëve apo familjeve shqiptare, ndërkohë që u shënjestrua me një paturpësi kriminale Policia e Shtetit”, shkruan Rama.

Rama mbrojti veprimet e policisë, duke pretenduar se ajo ka përmbushur detyrën e saj dhe nuk ka lejuar që dhuna e ushtruar ndaj efektivëve ta nxjerrë jashtë misionit të saj.

“Sepse në realitet, Policia e Shtetit ka qenë në lartësinë e detyrës, duke mos e lënë asnjëherë dhunën e pësuar që ta nxjerrë atë nga binarët e misionit të saj demokratik”, shkruan kryeministri.

Postimi i Ramës

👉 Ja PASQYRA E TURPIT të ekraneve televizive, ku “studentët” u bënë viktimat e një dhune shtazarake dhe Policia e Shtetit u bë monstra mizore që masakronte orë e minutë të reja e të rinj të pafajshëm👺

Shikojeni raportin mes policëve të plagosur dhe protestuesve të lënduar në vendet e tjera demokratike, ku flama e terrorit të ANTIFA-s po djeg e shkatërron në qytetet e Europës:

Kudo ka shumë më tepër protestues të lënduar se sa policë të plagosur, siç është krejt normale të ketë🇪🇺

Ndërsa në Tiranë bilanci është i përmbysur🇦🇱

Sepse në realitet, Policia e Shtetit ka qenë në lartësinë e detyrës, duke mos e lënë asnjëherë dhunën e pësuar që ta nxjerrë atë nga binarët e misionit të saj demokratik🙏

Por realiteti i Tiranës është zëvendësuar me një realitet tjetër në ekranet e kësaj flame dhune e terrori psikologjik antishtet🤮

Që nga lajmet e mëngjesit deri te emisionet e VIP-ave të mbrëmjes, duke kaluar përmes direkteve të mbushura me patetizmat e një revolucioni studentor imagjinar, u heroizua një turmë e larmishme prej 1500 vetësh në kulmin e vet, e cila s’kishte asnjë fije gjë të përbashkët me hallet, problemet, nevojat, dhimbjet e shpresat e studentëve apo familjeve shqiptare, ndërkohë që u shënjestrua me një paturpësi kriminale Policia e Shtetit🤡

Këta të ekraneve, ku pjesa më e madhe jeton me korrupsion, me paga marramendëse, renta javore, reklama instagrami e deri edhe podkaste të ushqyera me para nën dorë, një armatë grabitësish të pensionistëve që deklarojnë pak e fitojnë qamet duke përzier ditë e natë një çorbë të shpifur urrejtjeje, vulgariteti e banaliteti, ndërkohë që gazetarë e kameramanë terreni trajtohen si skllevër për bukën e gojës, janë edhe më fajtorë për ditët e terrorit mbi popullin e Shqipërisë, se sa ata që hedhin qorrazi gurët e dhunës👽

* I vura studentët në thonjëza në krye të fjalëve, sepse shumë shpejt do t’i shikoni me fytyrë e me fakte, plot prej heronjve të maskuar që terrorizuan popullin shqiptar me fantazmën e vitit ‘97 dhe që s’kanë asnjë lidhje me Universitetin e me jetën studentore👿

STUDENTËT E VËRTETË JANË ATA QË DUAN TA SFIDOJNË POLITIKËN DHE QEVERINË PA NGRITUR DORËN KUNDËR KUNDËR PRONËS PUBLIKE E PRIVATE, PO DUKE TREGUAR ME GISHT PLAGËT QË KËRKOJNË SHËRIM ME DIALOG DHE ANGAZHIM TË PËRBASHKËT❤️

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›